Osmani takim me ambasadorin austriak: Në fokus refugjatët afganë dhe dialogu me Serbinë

schedule18:20 - 19 Gusht, 2021

schedule 18:20 - 19 Gusht, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë Christoph Weidinger.

Në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend, për përgatitjet e Kosovës për strehimin e qytetarëve nga Afganistani si edhe për dialogun me Serbinë.

Osmani është shprehur se Kosova është e hapur për të strehuar qytetarët e Afganistanit, ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë ka ripërsëritur qëndrimin e saj për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Së fundmi Osmani ka falënderuar Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme historike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!