Osmani propozoi që drafti për Asociacionin të bëhet me SHBA-të, Haradinaj e mbështet

schedule22:48 - 27 Shtator, 2023

schedule 22:48 - 27 Shtator, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur pro hartimit të një drafti bashkë me SHBA-të për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku më pas do t’i i ishte prezantuar sekretarit amerikan, Antony Blinken.

Osmani këtë deklaratë e dha gjatë një interviste për RTK-në, teksa në kohë të ngjashme kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po jepte intervistë në një tjetër televizion.

Haradinaj u pyet për këtë deklaratë të Osmanit – dhe ish-kryeministri i Kosovës, u pajtua me këtë – i dha mbështetje Osmanit.

Sipas Haradinajt, Kosova ka humbur kohë. Ai ka shtuar se nëse Kosova dhe SHBA-ja pajtohen rreth Asociacionit atëherë ”rreziku ka kaluar“.

Nëse vazhdon ngërçi në Veri, Haradinaj sheh rrezik për terrenin e veriut, që po eskalon shpesh. Së fudmi një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës.

Por Haradinaj tha se Kosova ka shënuar fitore përballë terrorizmit dhe tashmë është koha edhe për fitore politike.

Si rrugë e konsideron koordinimin me amerikanët, edhe për propozimin e Osmanit.

”Mua më vjen keq që kemi humbur kohë me bë këtë, këtë veprim. Unë e aprovoj këtë qëndrim të presidentes dhe është momenti më I mirë me e bë sepse edhe jemi fitues. Kemi dëshmu që në terren jemi fitues në rastin e asaj që ndodhi me përballje me terrorizmin. Si fitues politik e dëshmojnë që nuk është qëllimi ynë me ia humb të drejtën e serbëve të Kosovës. Po ashtu e dëshmojmë që nuk jemi palë mosbesuee, sepse e kemi marrë këtë obligm dhe në planin franko gjerman. Nëse arrijmë me u marrë vesh me amerikanët mund të ju themi që e kemi kalu rrezikun”, ka thënë Haradinaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!