Osmani për Ditën Botërore të Refugjatëve: Na kujton se sa e çmuar është të jetojmë lirshëm

schedule22:05 - 20 Qershor, 2021

schedule 22:05 - 20 Qershor, 2021

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, ka thënë se qytetarët e Kosovës këtë ditë e kujtojnë si të çmuar, si një popull të cilit iu janë hapur dyert në të kaluarën.

Përmes një postimi një rrjetetet sociale, Osmani ka bërë thirrje ndaj të tjerëve që t’i mbajnë kufijtë hapur për refugjatë.

“Si një popull, të cilit ia kanë hapur dyert në të kaluarën, #RefugeeDay (Dita e Refugjatëve) na kujton se sa e çmuar është të jetosh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt”, ka deklaruar ajo.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mbajmë dyert dhe zemrat hapur për ata që detyrohen t’i lënë shtëpitë e tyre në kohërat më të vështira”, ka shtuar tutje presidentja Osmani.

Dita Botërore e Refugjatëve është ditë ndërkombëtare e organizuar çdo vit më 20 qershor nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).