Osmani para ushtarëve të FSK: Kosova u bë shtet nga gjaku i dëshmorëve

schedule12:22 - 17 Shkurt, 2021

schedule 12:22 - 17 Shkurt, 2021

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në manifestimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për 13-vjetorin e Pavarësisë. Para ushtarëve të FSK, Osmani tha se shteti i Kosovës u ndërtua nga gjaku i dëshmorëve.

“Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve. Madhështia e popullit tonë është në madhështinë  e secilit prej jush. Të gjithë bashkë jemi gardianë të Republikës së Kosovës. U desh shumë mund dhe heroizëm që sot të jemi këtu. Duhet të luftojmë çdo ditë për të mbrojtur pavarësinë. Duhet të mbrojmë këtë ditë të bekuar nga çdo stuhi me punë dhe dashuri. Pavarësia e vendit nuk do të arrihej pa rezistencën e Presidentit Rugova, pa djemtë dhe vajzat e Kosovës, pa legjendarin Adem  Jashari. Kjo nuk do të ishte e mundshme pa kontributin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Të nderuar pjesëmarrës rrethanat nga Covid  na kanë privuar të kemi të ftuar. Në përvjetorin e ardhshëm do ta sfidojmë pandeminë. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt ushtarët tanë të jenë krah atyre të NATO-s.”, deklaroi Osmani. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!