Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka thënë të martën homologut të saj izraelit, Yariv Levin se pas njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, të dyja këto shtete do të kenë mundësi të rrisin bashkëpunimin në shumë fusha.
Në bisedën telefonike me Levinin, Osmani është cituar të ketë thënë se beson që njohja e Izraelit ka forcuar pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe shpreson që edhe vendet tjera mosnjohëse të veprojnë njëjtë.
“Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Në këtë plan ne do të punojmë edhe me rininë kosovare lidhur me edukimin e tyre për luftën kundër antisemitizmit”, ka thënë Osmani.
Levin ka fituar Osmanin për vizitë në Izrael në të ardhmen. Kosova dhe Izraeli kanë formalizuar marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt.
Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin, në të cilin thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë fusha./mv.abcnews.al