​Osmani: Masakra e Belegut dëshmon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës

schedule11:22 - 29 Mars, 2023

schedule 11:22 - 29 Mars, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Belegut të Deçanit, kur forca policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.

Osmani u shoreh se kjo masakër, është dëshmi e regjimit të egër serb kundër popullit të Kosovës.

“Kjo masakër është një kujtim i dhimbshëm për jo vetëm për Belegun, por për gjithë Kosovën. Ajo tregon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës. Kujtimi i kësaj masakre është jo vetëm në funksion të mbajtjes gjallë të së vërtetës, por edhe motiv për të mos ndaluar së kërkuari drejtësi”, theksoi ajo.

Masakra e Belegut është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!