Osmani: Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër, shkeli 2 marrëveshje për 24 orë

schedule21:48 - 24 Prill, 2023

schedule 21:48 - 24 Prill, 2023

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia ka bërë gjatë 24 orëve të fundit. Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.

Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit:

1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2)

2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4)

Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër”, ka shkruar Osmani në Tweet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!