Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas miratimit të qeverisë së re të Hotit. Osmani në fjalën e saj para mediave ka kundërshtuar ashpër qeverinë e re, ku ka theksuar se varet nga votat e Listës Serbe, dhe se votat i janë siguruar nga presidenti Thaçi.
“Kjo qeveri varet nga votat e Listës Serbe. Votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, dhe kjo qeveri nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar . Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime politike janë qytetarët e Kosovës”, është shprehur Osmani.
Ndër të tjera në fjalën e saj para mediave ajo ka theksuar se do të jetë ende kryetare e Kuvendit, mirëpo në të njëjtën nuk është përgjigjur, duke u larguar kështu nga hapësira rreth Kuvendit të Kosovës./abcnews.al