Sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Në këto zgjedhje iu mohua e drejta e votimit rreth 6 mijë shqiptarëve, pasi atyre iu fshinë emrat nga listat e votimit.
Lidhur me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Osmani tha se Serbia qëllimshëm iu pamundësoi atyre votimin për shkak të fushatës së spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.
“Sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”.
Synimi i shqiptarëve në këto zgjedhje është që të sigurojnë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë. Kështu kishte deklaruar Shaip Kamberi, ish-deputet në këtë kuvend. /Express