Osmani kërkon nga ndërkombëtarët t’i kundërvihen Serbisë: Diskursi nxitës burimin e ka edhe në Rusi

schedule19:32 - 27 Shtator, 2021

schedule 19:32 - 27 Shtator, 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar sot takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor  Franco Federici.

Me të gjitha palët, Osmani ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin, teksa Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ajo ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, e cila, siç u shpreh ajo, po dëshmon profesionalizëm  në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, thuhet në komunikatën e Presidencës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!