Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin gjerman të akredituar në Prishtinë, Jörn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon, ku lidhur me zhvillimet në veri ajo theksoi seinstitucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.
Gjatë bisedës Osmani i ka kërkuar ambasadorit gjerman që ëhstë mjaft e rëndësishme që ndërkombëtarët t’i dërgojnë mesazhe të qarta Serbisë, duke i thënë se nuk është e tolerueshme gjuha nxitëse dhe retorika e urrejtjes.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon
Presidentja Osmani ka theksuar se në raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.Sipas Presidentes Osmani, Kosova është gjithnjë e gatshme që të ndërmarrë hapa, të cilët kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit.
Poashtu, Presidentja Osmani ka potencuar se është më rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe punën e vazhdueshme në nivele të ndryshme të qeverisjes dhe diplomacisë për ta përmbyllur me sukses këtë proces. U diskutua, po ashtu edhe rëndësia e përmbylljes sa më parë të procesit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nikoqir i të cilit do të jetë Presidentja Osmani në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.
/Abcnews.al/