Osmani: Do të ishte goditje e madhe nëse koalicioni qeverisës na imponon një president

schedule09:13 - 29 Tetor, 2020

schedule 09:13 - 29 Tetor, 2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani këtë të enjte ka komentuar  skadimin e mandatit kushtetues të presidentit aktual Hashim Thaçi dhe mundësisë së zgjedhjes së një presidenti të ri nga marrëveshja politike.

Osmani në fjalën e saj është shprehur se sipas Kushtetutës në rast se koalicioni qeverisës nuk arrin marrëveshje në pranverën e vitit 2021 për çështjen e presidentit atëherë vendi shkon në zgjedhje.

“Mund të ketë edhe më herët zgjedhje duke parë dallimet e koalicionit qeverisës. Nëse nuk kanë marrëveshje deri në pranverë atëherë sipas Kushtetutës vendi shkon në zgjedhje”, ka thënë Osmani për mediat.

Ndë rtë tjera kryeparlamendtarja shtoi se do të ishte një goditje e madhe nëse ky koalicion e imponon edhe një president për pesë vitet e ardhshme.

Do të ishte një goditje e madhe ndaj demokracisë në vend në qoftë se kjo shumicë aktuale parlamentare e cila nuk e ka marrë besimin e qytetarëve as për të qeverisur me vendin e as për të as për të zgjedhur president, në fund të na imponojnë edhe një president për 5 vitet e ardhshme”, tha ajo.

Kryeparlamentarja shoti se presidenti duhet të jetë rezultat i një parlamenti të ri i cili është rezultat i zgjedhjeve të reja.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!