Osmani: Bullgaria ka të drejtën e vetos, po gjashtë muaj është periudhë shumë e gjatë

schedule10:50 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 10:50 - 15 Dhjetor, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani duke komentuar qëndrimin e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, tha se Bullgaria të drejtën e vetos, por gjashtë muaj është periudhë shumë e gjatë në kontekstin në të cilin ndodhet rajonit.

Ai thekson se vendimet për zgjerimin e BE-së miratohen me konsensus mes vendeve anëtare dhe qëndrimi i Maqedonisë së Veriut është parimore dhe shumë vende të BE-së e mbështesin.

“Gjashtë muaj është periudhë e gjatë në kontekstin në të cilin ndodhet rajonit. Ka shumë çështje të hapura. Mendoj se kjo periudhë nuk ka konvenon neve. Duhet të ulemi me Petkovin dhe të bisedojmë se çfarë do të ndodhë kjo periudhë”, tha Osmani.

Kujtojmë se “Financial Times” dhe shkroi se kryeministri i ri bullgar, Kiril Petkov jep sinjale se Sofja do të jep fund bllokimeve dhe Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet.