Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen i dha këshilla presidentit të ekipit Aurelio de Laurentiis.
De Laurentiis po konsideron Christophe Galtier si trajner të Napolit, sipas Footmercato. Sipas raportimeve të mediave, Galtier do të shkarkohet nga PSG.
Megjithatë, Osimhen e këshilloi presidentin e Napolit që të mos kontaktojë me trajnerin francez, nën drejtimin e të cilit lojtari luante te Lille.
Sezonin e kaluar Napoli së bashku me Luciano Spallettin u shpall kampion i Italisë, por trajneri italian u njoftua shumë shpejt për t’u larguar për shkak të një konflikti me presidentin e klubit. /G.D abcnews.al/