OSBE-ODHIR në Tiranë ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Përmes një reagimi, thekson se mbetet i gatshëm që t’i ofrojë ndihmë autoriteteteve shqiptare në këtë rrugë, duke nënvizuar faktin se zbatimi i marrëveshjes mbetet kyç.
Reagimi:
Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.
Lexo edhe: Votimi i marrëveshjes së 5 qershorit, SHBA: Hap drejt integrimit, uluni për reforma të tjera