Ortekët e borës u marrin jetën 6 personave në Austri

schedule22:19 - 8 Mars, 2020

schedule 22:19 - 8 Mars, 2020

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi janë zënë poshtë  nga dy ortekë në Alpet Austriake, thotë policia.

Pesë persona, që besohet të jenë me kombësi çeke, u vranë në rajonin malor Dachstein, rreth 80 km në jug-lindje të Salzburgut.

Ndërkaq, një tjetër ortek i mori jetën një oficeri policie 33 vjeçar.

Shtatë helikopterë u përdorën për të transportuar rreth 100 persona të ekipit të shpëtimit në vend për të ndihmuar në kërkimin e zhdukurve, tha kreu i operacioneve për ekipin lokal të shpëtimit malor, Heribert Eisl. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!