Ortekët e borës i marrin jetën katër personave në Francë

schedule15:58 - 9 Prill, 2023

schedule 15:58 - 9 Prill, 2023

Katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasditen e sotme nga një ortek në akullnajën Armancette në Alpe, njoftoi në Twitter ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.

Raporti është ende i përkohshëm dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, sqaroi ministri i brendshëm.

Nëntë persona të tjerë ishin në skenën e ortekut në qytetin Condamine-Monzois, thanë autoritetet lokale të Haute-Savoie.

Nuk përjashtohet mundësia e një orteku të dytë

Orteku ishte një kilometër i gjatë dhe 100 metra i gjerë, sipas të njëjtit burim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një orteku të dytë në zonë.

Në kërkim marrin pjesë zjarrfikës dhe një ekip mjekësor së bashku me qen të stërvitur, të ndihmuar nga një helikopter i Shërbimit të Mbrojtjes Civile.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!