I sapoardhuri i Milanit, Divock Origi, ka komentuar lëvizjen e tij në klub.
Sulmuesi u transferua nga Liverpooli falas, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026.
“Duke qenë këtu, u ndjeva si në shtëpinë time”, thotë 27-vjeçari belg në një intervistë për Milan TV. Milani është një klub me një histori të madhe.
Atmosfera në San Siro është thjesht e pabesueshme. Njerëzit këtu jetojnë për futbollin. E di sa trofe ka fituar Milani në historinë e tyre dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi.
Si një tifoz futbolli, unë kam parë vazhdimisht video të Marco van Basten duke luajtur. Ai nuk ishte këtu për shumë kohë, por kishte një ndikim të madh. Jam njohur edhe me lojën e Andriy Shevchenko, Filippo Inzaghi, George Weah dhe sulmues të tjerë ikonë.
Do të mësoj gjuhën dhe do të njihem me kulturën vendase. Për mua kjo është një eksperiencë e këndshme”, tha Origi. /abcnews.al/