Papa Françesku këtë të mërkurë në një dëgjesë me publikun ka theksuar se prindërit e fëmijëve homoseksualë nuk duhet t’i dënojnë ata, por t’u ofrojnë përkrahje.
Mediat bëjnë me dije se deklaratën e tij Papa e a lidhur me vështirësitë e prindërve me rritjen e fëmijëve.
Sipas Papa Françeskut, në këto probleme përfshihen “prindërit që shohin orientime tjera seksuale te fëmijët e tyre dhe si ta trajtojnë këtë, si t’i shoqërojnë fëmijët e tyre dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues”.
Ndërkohë më parë ati i shenjtë është shprehur se homoseksualët kanë të drejtë që të jenë të pranuar nga familjet e tyre si fëmijë dhe si vëllezër a motra.
Në deklaratën e tij, Papa ka deklaruar se Kisha nuk mund ta pranojë martesën mes dy personave të gjinisë së njëjtë, ajo mund t’i përkrahë ligjet për bashkim civil me qëllim që partnerëve homoseksualë t’u jepen të drejta të përbashkëta në fushat e pensionit, kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të trashëgimisë.
Ndërkohë një zyrë e doktrinës e Vatikanit, vitin e kaluar ka lëshuar një dokument në të cilin thuhej se priftërinjtë katolikë nuk mund t’i bekojnë martesat e gjinisë së njëjtë. Ky vendim i zhgënjeu shumë katolikët homoseksualë./abcnews.al