Orges Shehi i zhgënjyer: Në Ballsh u përgjysmuam, ishim në garë për dy trofe dhe nuk fituam asnjë

schedule15:00 - 2 Qershor, 2023

schedule 15:00 - 2 Qershor, 2023

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij pas një sezoni me një fund dramatik. Tekniku nuk e ka fshehur frustrimin, për një edicionin që sipas tij e kishte jetuar edhe si lojtar. I pyetur për të ardhmen, Shehi ka kërkuar kohë për t’u qetësuar, por gjithsesi ka pak mundësi që ai të vazhdojë në pankinën bardheblu.

Humbja në finalen e Kupës ishte goditja e “KO” në një fund sezoni të përmbysur në mënyrë dramatike për Tiranën. Inati, zhgënjimi dhe frustrimi ishte i madh për bardheblutë, që respektuan protokollin e ceremonisë së medaljeve, por pa asnjë dëshirë për t’i mbajtur ato.

“Finale e vuajtur. Ajo situata e Ballshit na solli të përgjysmuar këtu, luajtëm 100 minuta me 10 lojtarë, edhe pa zëvëndësime. Skuadra meriton komplimentat, një sezon mes vështirësive ku ishim në garë për të dy trofetë dhe nuk fituam asnjë piëkrisht nga ajo ndeshje me Ballshin.

E ardhmja? Nuk është çështje leku, jam shumë i vrarë për të gjetur forca për ta nisur nga e para. Kjo është ajo që më shkatërron shumë. Nuk di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. I falenderoj djemtë, 100 minuta me 10 vetë, me njdeshje çdo 3 ditë. Nuk kemi patur as alternativa. Djemtë treguan se sakrifikojnë dhe japin më të mirën e tyre. Jemi krenarë për atë që kemi bërë por cikli është për të gjithë. Siç jam unë i dërrmuar, janë edhe lojtarët. Sezoni i ri vjen shpejt, pas një jave por duhet shumë për të gjetur forcën për t’u rikthyer.

Kemi dalë kampion, aventurë e mbyllur nuk mund ta them tani. Edhe sot falenderoj ato tifozë që ishin këtu, edhe ato që e panë nga shtëpia. Dhimbje e madhe dhe duhet një forcë e madhe për të rifilluar duke ditur gjendjen e lojtarëve dhe dënimet”, u shpreh ai./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!