Në një javë kur pjesa më e madhe e futbollistëve kanë qenë të angazhuar me kombëtaret e tyre, pjesa tjetër ka vijuar stërvitjen normalisht në klubet përkatëse. Mesa duket te Juventusi paskan kohë edhe për festa në kohë pandemie, por fatkeqësisht për ta janë kapur mat.
Sipas raportimit të “La Stampa”, bëhet fjalë për tre lojtarë, konkretisht: Weston McKennie, Paulo Dybala dhe Arthur Melo. Mësohet se ishte amerikani ai që e organizoi festën në shtëpinë e tij, ku kishte ftuar dy shokët e skuadrës dhe disa miq të tjerë.
Problemi qëndron se për momentin është e ndaluar të organizosh festa private për shkak të koronavirusit. Gjithashtu, në shtetin fqinj ora policore është 10 deri në 5 të mëngjesit, dhe normalisht fqinjët e McKennie njoftuan policinë.
Karabinierët mbërritën në shtëpinë e mesfushorit në orën 11:30 dhe nuk u penguan të hynin brenda në shtëpi. Të gjithë pjesëmarrësit u gjobitën me nga 400 euro sipas ligjit aktual të Italisë. Por, tre lojtarët priten të gjobiten dhe nga klubi torinez për shkak të gjithë situatës së krijuar. /abcnews.al