Një 20-vjeçar nga Fieri është kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira. Mësohet se i riu organizonte lojërat e fatit në kundërshtim me ligjin.
Sakaq, 20-vjeçarit i janë sekuestruar dy celularë, të cilët shërbenin për vënien e basteve sportive.
Njoftimi i policisë:
Kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 20-vjeçari.
20-vjeçari u kap në flagrancë, me disa llogari aktive në 2 celularë, për vënien e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, për të verifikuar zbatimin e ligjit, si dhe të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Për këtë rast u arrestua shtetasi 20 vjeç, banues në Fier, pasi u kap në flagrancë, në lokalin e marrë me qira, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, me disa llogari aktive në 2 celularët e tij, për vënien e basteve sportive.
2 celularët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al