Një 36 vjeçar në Fier është arrestuar pasi organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit në lokalin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, policia sekuestroi 2 celularë me faqe që shërbenin për të organizuar lojëra fati, si dhe foto të biletave të basteve sportive.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas, nuk e kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e tij, dhe fshihte të ardhurat që përfitonte./abcnews.al


