Organizonin lojëra fati me celularë, vihen nën hetim 5 persona në Fier

schedule12:25 - 19 Qershor, 2024

schedule 12:25 - 19 Qershor, 2024

Pesë persona janë proceduar penalisht në Fier për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Dy persona u proceduan pasi organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen “Kastrioti”.

Ndërsa tre të tjerë u proceduan në Mallakastër pasi nga kontrollet në lokale të ndryshme, u zbulua se ushtronin këtë aktivitet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!