Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Organizonin lojëra fati, arrestohen 4 pronarë lokalesh në Tiranë

schedule10:41 - 14 Shkurt, 2022

schedule 10:41 - 14 Shkurt, 2022

Ushtrimi i aktivitetit të lojërave të paligjshme të fatit ka çuar në pranga 4 pronarë lokalesh në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Four” u arrestuan në flagrancë Arsen Sulaj, Klajdi Balliu, Aleksander Bendo dhe Lutfi Shima.

Lokalet e tyre janë përkatësisht në Kashar, në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat; në Rrugën e Xhepëve.

Policia bën me dije se të 4 pronarët e arrestuar kishin vënë në dispozicion lokalet në pronësi të tyre, për ushtrimin e lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Goditen 4 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohen çipsa, një pako me letra bixhozi dhe 3 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se disa shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Four”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. S., 23 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. S., në Kashar, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, i shtetasve:

– K. B., 31 vjeç, pronari i një lokali në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat;

– A. B., 46 vjeç, pronari i një lokali në Rrugën e Xhepëve;

– L. Sh., 62 vjeç, pronari i një lokali në afërsi të Liqenit të Xhepëve.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalet në pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!