Organizonin ceremoni martesore, gjobiten 8 lokale

schedule15:13 - 3 Gusht, 2020

schedule 15:13 - 3 Gusht, 2020

Vendi vijon të shënojë rritje të infektimeve nga Covid-19.

Ndërkohë Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa bën me dije se gjatë kontrollit ka evidentuar në shkelje 8 subjekte, tre prej tyre shkelës përsëritës.

Gjithashtu Policia e Lezhës bën me dije se do të vijojë kontrollet dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lezhë/Informacion

Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve, Policia ka evidentuar në shkelje 8 subjekte, tre prej tyre shkelës përsëritës.

Në këtë kuadër Policia ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë të reja dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 3 administratorë subjektesh, pasi u konstatuan se organizonin ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu, 1 administrator është ndëshkuar me masë administrative 3 milionë lekë të reja dhe 4 administratorë të tjerë me nga 1 milion lekë të reja.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatrat Dajç, Manati, Tresh, Ishull Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Shëngjin, 8 subjekte që organizonin ceremoni martesore dhe aktivitete të ndryshme, në kundërshtim me Aktin Normativ, 3 prej në mënyrë të përsëritur.

Për 3 subjektet që ishin përsëritës, me administratorë shtetasit Y. Z., F. B. dhe P. Gj., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 3.000.000 lekë për 1 subjekt në Shëngjin, me administrator Z. M., si dhe masë administrative 1.000.000 lekë, për 1 subjekt në fshatin Dajç, me administrator shtetasin N. N., për 2 subjekte në fshati Tresh, me administratorë shtetasit M. M. dhe N. P. dhe për një subjekt në Ishull Shëngjin, me administrator shtetasin Ç. Gj., pasi kanë organizuar aktivitete të ndryshme në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Lezhës do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!