Organizoi festën me 50 persona në shtëpi, studenti në Britani merr dënimin “më të madh të mundshëm”

schedule10:20 - 15 Shtator, 2020

schedule 10:20 - 15 Shtator, 2020

Një student në Britani i ka dalë festa e organizuar me 50 të ftuar në shtëpinë e tij jashtë kontrollit dhe për këtë është gjobitur me 10,000 funte.

Sipas mediave britanike, 19-vjeçari Stuart Hawk dhe shokët e tij të shtëpisë pretenduan se ata ftuan vetëm 25 persona në shtëpinë e tyre të përbashkët në Lenton, Nottingham, të premten në mbrëmje, por dhjetra të tjerë i erdhën papritur.

Studenti i politikës në Universitetin Nottingham ishte ndër të parët që u dënua me gjobën më të madhe për organizimin e një tubimi që theu kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë së Covid-19.

‘Ne nuk duam të flasim për atë që ndodhi. E gjitha ka qenë një tronditje e madhe. Sigurisht që të gjithë do të dëshironim t’i kërkonim falje çdo fqinji që mund të jetë ofenduar’, tha ai për MailOnline.

Në këtë mënyrë, grupi shkruajti disa letra dhe ua dërgoi fqinjëve, për të kërkuar falje. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!