Si shkoi policia në gjurmët e Alibejt, porositësin e treguan dy vrasësit me pagesë? (Detajet)

schedule19:56 - 18 Shtator, 2020

schedule 19:56 - 18 Shtator, 2020

Abcnews.al zbardh detaje të reja nga dosja që çoi në pranga Erion Alibejn, të akuzuar si porositësi i dy vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Sipas burimeve nga grupi hetimor në momentin që ndodhi vrasja e parë, e Emiljano Ramazanit në korrik në Elbasan, banesa e parë që u kontrollua ishte e Erion Alibejt. Ai ndodhej në arrest shtëpie dhe banesa iu kontrollua me argumentin nëse po zbatonte masën apo e kishte thyer, por në fakt dyshimet ishin tjetër kund.

Alibej është gjetur në banesë. Por nga ai moment, policia duket se e ka mbajtur nën kontroll për të gjitha lëvizjet. Por në zbardhjen e ngjarjes, ku ai tashmë akuzohet si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve, mund të kenë ndihmuar edhe dy të arrestuarit Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Dy të rinjtë u kapën nga policia në datë 8 gusht dhe u akuzuan se ishin autorët e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, miq të ngushtë me njëri-tjetrin të ekzekutuar nga e njëjta dorë. Euglen Halili ka pranuar se është paguar për të kryer vrasjet, pasi e tradhtuan njollat e gjakut në makinë.

Por kush fshihet pas vrasësve me pagesë? Ende nuk dihet nëse ishin Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili që treguan emrin e porositësit, që akuzon tashmë policia, Erion Alibejt.

Gjithashtu Erion Alibej dyshohet se porositi edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës dje në Elbasan. Por përse? Talo Çela dyshohet se ka pasur dijeni për vrasjen e Endrit Alibejt, së bashku me xhaxhanë dhe turkun në fund të vitit 2018. Për këtë arsye, Alibej dyshohet se është hakmarrë duke i vrarë vëllanë Talo Çelës në të njëjtin vend, që atij i vranë vëllanë, Endritin.

Pikënisja e konflikteve mes bandave në Elbasan dyshohet se është prishja e pazareve të kokainës në Itali. Sipas autoriteteve italiane, xhiroja e grupit, që drejtonin vëllezërit Alibej në Torino arrinte në 10 mln euro. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!