Nuk do të ketë manifestime këtë të shtunë në Hong Kong. Lajmi u konfirmua nga organizatorët të cilët u shprehën të shqetësuar për sigurinë e pjesëmarrësve pas arrestimit të një prej aktivistëve më të njohur në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Organizatorët e marshimit pro demokracisë anuluan manifestimin e parashikuar për të shtunën në Hong Kong dhe që ishte ndaluar nga policia.
Promovuesit e grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut u shprehën se nuk kishin zgjidhje tjetër përvec anulimit për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së pjesëmarrësve.
Nuk është ende e qartë nëse manifestuesit do të gjejnë një mënyrë tjetër për të shprehur pakënaqësitë e tyre
Policia ndërkohë ka arrestuar Xhoshua Uong, aktivistin 22 vjecar pro demokracisë, ndër në të njohurt në Hong Kong.
Së bashku me të janë ndaluar dhe dy shokë të tij njeri prej të cilëve lider i lëvizjes së cadrace.
Ata u arrestuan mëngjesin e të premtes teksa po hynin në një stacion metroje./ABC News Albania 24/7