Organizatat japin alarmin: Çdo katër minuta një njeri vdes nga uria

schedule22:51 - 20 Shtator, 2022

schedule 22:51 - 20 Shtator, 2022

Një person vdes çdo katër sekonda nga uria në botë, sipas 288 organizatave joqeveritare, të cilat u bën thirrje liderëve botërorë të ndërmarrin masa urgjente për t’i dhënë fund krizës globale të urisë.

238 organizatat në njoftimin e tyre përkatës të cituar theksojnë se organizatat nga 75 vende nënshkruan një letër të hapur në të cilën shprehin indinjatën e tyre për shpërthimin e numrit të njerëzve që vuajnë nga uria në një kohë kur 345 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria akute, një numër që është dyfishuar që nga viti 2019 .

Letra e hapur u publikua me rastin e fillimit sot, të martën (20/9) të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së, ku një numër i madh liderësh politikë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile takohen për një javë gjatë asaj që konsiderohet sesioni më i rëndësishëm diplomatik në botë.

“Është e papranueshme që me gjithë këtë teknologji bujqësore (…) sot, ne ende po flasim për urinë në shekullin e 21-të,” nënvizoi Mohana Ahmed Ali Eljabali nga Shoqata e Kujdesit për Familjen e Jemenit, e cila ishte një nga organizatat joqeveritare që nënshkroi këtë letër të hapur./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!