Dy kompanitë që i përkasin organizatës Trump, grupi i ish-presidentit Donald Trump janë shpallur fajtorë nga gjykata për mashtrim tatimor kriminal dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Kjo skemë kishte zgjatur për 15-vite duke mashtruar autoritetet tatimore duke mos raportuar dhe paguar taksat për kompensimin e drejtuesve të lartë.
Dy kompanitë Trump Corp. dhe Trump Payroll Corp. u shpallën fajtorë për të gjitha akuzat me të cilat u përballën.
Donald Trump dhe familja e tij, të cilët menaxhojnë kompanitë e tyre nuk u akuzuan në këtë rast, por u përmenden disa herë nga prokurorët për lidhjen e tij me përfitimet e dhëna.
Organizata Trump mund të përballet me një gjobë maksimale prej 1.61 milionë dollarësh. Kompania nuk rrezikon të shpërbëhet, megjithatë, një dënim për krim mund të ndikojë në imazh.
Ky është një vendim që vjen pas hetimeve federale dhe shtetërore për dokumentet e klasifikuara që Trump mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të vitit 2021.
Ai po përballet gjithashtu me një padi civile prej 250 milionë dollarësh nga Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, duke pretenduar se ai dhe fëmijët e tij janë të përfshirë në një mashtrim të gjatë prej një dekade. /abcnews.al