Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po kufizon eksportet në Siri

schedule22:13 - 30 Nëntor, 2023

schedule 22:13 - 30 Nëntor, 2023

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) vendosi të kufizojë eksportet e kimikateve në Siri, duke akuzuar Damaskun për shkelje të traktatit të kontrollit të armëve kimike që ka nënshkruar. Masa vjen pasi Rusia humbi  vendin e saj në bordin ekzekutiv të OPCW, organi vendimmarrës i organizatës me qendër në Hagë.

Shumica e vendeve që marrin pjesë në takimin vjetor të OPCW-së votuan në favor të “masave kolektive” për t’i dhënë fund transferimit të disa kimikateve dhe teknologjive të prodhimit të kimikateve në Siri.

Qëllimi është të parandalohet “furnizimi, shitja ose transferimi, drejtpërdrejt ose indirekt, i kimikateve pararendëse dhe objekteve dhe pajisjeve të prodhimit të kimikateve me përdorim të dyfishtë, si dhe teknologjive përkatëse“, sipas rezolutës.

Këto masa u morën për shkak të “mbajtjes dhe përdorimit të vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria” dhe “dështimit të saj për të bërë një deklaratë të saktë dhe të plotë dhe për të shkatërruar të gjitha armët e saj kimike të padeklaruara dhe objektet e prodhimit“, sipas këtij teksti.

Rezoluta, e propozuar nga 48 vende, duke përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, thekson se Siria ka shkaktuar “dëm serioz në objektin dhe qëllimin e Konventës së Armëve Kimike“.

Në vitin 2013, Siria pranoi t’i bashkohej OPCW menjëherë pasi një sulm i dyshuar me gaz vrau më shumë se 1,400 njerëz pranë Damaskut.

Megjithatë, OPCW ka akuzuar që atëherë regjimin e Presidentit Bashar al-Assad për vazhdimin e sulmeve kimike ndaj civilëve si pjesë e luftës brutale civile që ka përfshirë vendin e Lindjes së Mesme.

Të drejtat e votimit të OPCW të Sirisë u pezulluan në vitin 2021 në një sanksion të paprecedentë pas sulmeve me gaz ndaj civilëve në vitin 2017, gjë që Damasku e mohon.

Konventa e Armëve Kimike ka hyrë në fuqi në vitin 1997./abcnews.al