Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka denoncuar komunitetin ndërkombëtar për “mosndëshkimin” e tij në luftën në Gaza. Ata fajësojnë Izraelin për sulmin në spitalin Al-Ahli që vrau 471 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Deklarata e OIC u publikua pas një takimi urgjent të ministrave të jashtëm.
Blloku 57-anëtarësh i vendeve me shumicë myslimane tha gjithashtu se “dënon qëndrimet ndërkombëtare që mbështesin agresionin brutal kundër popullit palestinez dhe i japin Izraelit pandëshkueshmërinë, duke përfituar nga standardet e dyfishta që ofrojnë mbulesë për fuqinë pushtuese”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

