Oregon dekriminalizon drogat e forta

schedule14:02 - 4 Nëntor, 2020

schedule 14:02 - 4 Nëntor, 2020

Mëngjesin e të mërkurës Oregon vendosi të dekriminalizojë përdorimin e drograve të forta si kokaina dhe heroina. Ky është shteti i parë amerikan që nuk do i trajtojë më përdoruesit e drogës si kriminel. Vendimi u mor me anë të një referendumi ku u mbështet nga 59 për qind e votuesve

Oregoni është shteti i parë amerikan që dekriminalizon drogat e forta si heroina, kokainë dhe metadoni, me anë të një referendumi mëngjesin e të mërkurës, ku 59 për qind e votuesve mbështetën nismën.

“Akti për trajtimin dhe shërimin e varësisë nga droga” do e shndërrojë politikën e Oregon për drogënm nga kriminale, në një qasje njerëzore dhe shëndetësore.

Në këtë akt shkruhet se njerëzit që vuajnë nga varësia duhen trajtuar me shërbime të kujdesshme shëndetësore dhe jo me ndëshkime kriminale. Një qasje e kujdesit shëndetësor përfshin një asistencë për nevojat e njerëzve që vuajnë nga varësia, duke i lidhur me shërbimet për të cilat kanë nevojë.

Në vend që t’i trajtojë përdoruesit e drogës si kriminelë, Oregon do u ofrojë shërbime të financuara nga taksat e mbledhura mbi marijuanën, që janë më shumë se 100 milion dollarë në vit në këtë shtet.

Vetëm sasi të vogla droge kanë dekriminalizuar, si për shembull më pak se një gram heroinë, 2 gramë kokainë apo metamfetaminë.

Dënimet për mbajtjen e kësaj sasie droge janë vetëm gjoba ku më e madhja arrin në 100 dollarë.

Krimet që lidhen me përdorimin e drogave, si prodhimi, shitja apo të ngasësh automjetin nën ndikimin e tyre, konsiderohen ende si krime.

Më shumë se 100 organizata mbështeten këtë nismë, dhe pse përballë kishin një opozitë të fuqishme. Dhjetëra prokurorë u shprehën se ky vendim do të shkaktojë rritje të numrit të përdoruesve të drogave të rrezikshme.

Shumë vende në Europë, përfshirë Portugalinë, Holandën dhe Zvicrën, kanë dekriminalizuar drogat e forta pa pasur pasoja negative.

Portugalia dekriminalizoi të gjitha drogat në vitin 2001, dhe kjo nuk solli një rritje të numrit të përdoruesve. Përkundrazi është regjistruar një reduktim drastik i patologjive që lidhen me përdorimin e drogave, si për shembull vdekjet nga mbidoza.

Sipas një raporti europian në 2015-ën, vdekjet nga mbidoza në Portugali shënojnë një mesatare pesë herë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!