Orë vendimtare për teknikun italian, Allegri pranë shkarkimit nga Juventus

schedule18:56 - 16 Maj, 2024

schedule 18:56 - 16 Maj, 2024

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri shpërtheu ndaj të gjithëve pas triumfit në Kupën e Italisë, duke u përplasur me specialistin e merktos së “Zonjës”, Cristiano Giuntoli dhe drejtorin e gazetës torineze “TuttoSport”, teksa nuk munguan as thirrjet ofenduese ndaj dizenjatorit të arbitrave, Gianluca Rocchi.

Për të gjithë sjelljen, Allegri është pezulluar dy javë nga Gjykata Sportive në Itali dhe nuk do të ketë mundësi të ulet në pankinë në dy ndeshjet e mbetura të Serisë A. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Juventusit po mendojnë ta shkarkojnë menjëherë teknikun italian dhe të mos presin fundin e sezonit, kur edhe ishte parashikuar largimi i tij, një vit para fundit të kontratës.

Media italiane bën me dije se plani i Juventus është që dy javët e mbetura t’i besojë drejtimin e skuadrës, Paulo Montero, i cili aktualisht është trajner i U19-ës së “Zonjës së Vjetër”, teksa pritet që këta të fundit të shfrytëzojnë gjithë situatën e krijuar, për të shkarkuar italianin “për arsye të forta”, në mënyrë që të kursejnë edhe pagën e tij të vitit të fundit të kontratës.

Nga klubi “Bardhezi” nuk ka ende asnjë komunikim zyrtar, megjithatë orët e ardhshme do të jenë vendimtare, teksa gjasat janë që me miratimin e Monteros, të komunikohet edhe zyrtarisht shkarkimi i Allegri, megjithatë kjo nuk do të ishte aspak mënyra e duhur për të larguar një trajner i cili ka drejtuar rekordmenët e Italisës për 8 sezone në dy periudha të ndryshme dhe ka fituar shumë trofe, mes të cilëve edhe 5 tituj kampion, si dhe ka arritur dy herë në finalen e UEFA Champions League.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!