Elhan Kastrati mund të ndryshojë ekip në orët e ardhshme, sikurse raporton eksperti i merkatos në Itali, gazetari Gianluca Di Marzio. Portieri shqiptar aktualisht është pjesë e Pescara, por mund të transferohet te Trapani, po në Serie B.
Në fakt konkurrenca për Kastratin do të jetë e madhe, pasi duhet të luftojë për një vend titullari me portierin e Italisë U21, Marco Carnesecchi. Italiani ka luajtur titullar në katër ndeshjet e fundit të “Axurrëve”, ndërkohë që me fanellën e Trapani ka zbritur në fushë në 16 takime në kampionat.
Kastrati këtë sezon është aktivizuar më shumë te Pescara, 11 ndeshje (10 titullar). Trapani ndodhet në pozita të vështira, pasi renditet në vendin e parafundit. Afrimi i portierit shqiptar mund të jetë edhe për të shtyrë në rritjen e Carnesecchi. /abcnews.al