Në kuadër të situatës së krijuar nga Covid , pritet që mesditën e kësaj të enjte të mblidhet Komiteti teknik i Ekspertëve .
Komiteti Teknik i Ekspertëve, në konferencën për mediat pritet që të o bëjë publike masat e reja që janë ndërmarrë.
Pritet një zgjatje e orës policore, ndërkohë aktualisht ora policore nis në orën 20:00 deri në orën 06:00.
Po ashtu vijojnë të jenë të anuluara fluturimet drejt Britanisë së Madhe, ndërsa në pikat kalimit kufitar tokësor të Kakavijës dhe Kapshticës ndalohet kalimi prej orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit.
Përtej orës policore qytetarët mund të lëvizim vetem me një leje të marrë pas aplikimit në e-Albania. Kujtojmë po ashtu se shkollat e mesme në 10 qytetet e riskut zhvillojnë mësim online për të cilat sot Komiteti pritet të ketë një tjetër vendim. Nga ana tjetër vetë mjekët dhe ekspertët kanë kërkuar publikisht në media vendosjen e fashës orare të kufizimit të lëvizjes në 18:00 të mbrëmjes.
Ndërkaq një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 1021 raste të reja duke e çuar në 103,327 numrin e të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën 1,715 persona./abcnews.al