Orban: Zgjedhjet në Gjeorgji ishin të lira dhe demokratike

schedule11:56 - 29 Tetor, 2024

schedule 11:56 - 29 Tetor, 2024

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se zgjedhjet në Gjeorgji, në të cilat fitoi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, ishin të lira dhe demokratike.

Ai uroi homologun e tij gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, gjatë një vizite në kryeqytetin e vendit, shkruan Reuters.

Jashtë parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi, mijëra njerëz protestuan të hënën mbi raportet për parregullsi në votim, duke nxitur vendet perëndimore të bëjnë thirrje për një hetim.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji të mbajtura gjatë fundjavës, që përfunduan mëngjesin e 27 tetorit, pjesëmarrja ishte 58,94 për qind dhe pas numërimit të votave nga 99,3 për qind e vendvotimeve, partia kryesore “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi 54,086 për qind të votave.

Blloku opozitar “Koalicioni për Ndryshim” mori 10.9 për qind të votave, “Lëvizja Bashkim Kombëtar” – 10.1 për qind, “Gjorgjia e Fortë” – 8.7 për qind, “Gakaria për Gjeorgjinë” – 7.7 për qind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!