Orban u përgjigjet kritikëve: Hungaria nuk do të largohet nga BE

schedule09:10 - 30 Shtator, 2019

schedule 09:10 - 30 Shtator, 2019

Hungaria nuk do të largohet nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Ai  shtoi se anëtarët lindorë dhe perëndimorë të Unionit, duhet të gjejnë një kompromis, lidhur me, siç tha ai, të ardhmen e bllokut.

“Ne jemi anëtar të BE dhe kjo do të vazhdojë ”, tha Orban, gjatë një tubimi të partisë së tij.

Këto  komente të Orbanit, janë kundërpërgjigje ndaj kritikave që disa shtete të BE-së i kanë bërë Hungarisë, lidhur me sundimin e ligjit.

“Ky është shteti ynë, shtëpia jonë dhe askush, përveç hungarezëve, do të mund të vendosë për një gjë të tillë”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!