“Donald Trump nuk do të japë para për të ndihmuar Ukrainën të luftojë Rusinë nëse ai fiton përsëri presidencën dhe kjo do të përshpejtojë përfundimin e luftës”.
Kështu u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orban pas takimit që zhvilloi me ish presidentin amerikan, shkruan Reuters.
Kryeministri Orban, i cili po mbështet përpjekjen e aleatit të tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, u takua me Trump në Florida të premten.
“Ai nuk do të japë asnjë qindarkë në luftën Ukrainë-Rusi dhe për këtë arsye lufta do të përfundojë”, dekalroi Orban për televizionin shtetëror mbrëmjen e së dielës.
“Siç është e qartë se Ukraina e vetme nuk mund të qëndrojë në këmbë”, shtoi ai./abcnews.al