Orban thirrje Erdogan të mbështesë misionin paqeruajtës për Ukrainën

schedule10:24 - 10 Korrik, 2024

schedule 10:24 - 10 Korrik, 2024

Kryeministri hungarez Viktor Orban bisedoi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Uashington për misionin paqeruajtës në Ukrainë.

Orban i kërkoi Erdoganit të mbështesë misionin paqeruajtës. Ai tha se Turqia është i vetmi vend që deri më tani ka ndërmjetësuar me sukses ndërmjet Kievit dhe Moskës në luftën ruso-ukrainase, tha zëdhënësi i Orban, Bertalan Havasi.

Më 5 korrik, Orban bëri një vizitë të paparalajmëruar në Moska, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe diskutoi me të, ndër të tjera, për situatën në Ukrainë, ndërsa më parë më 2 korrik vizitoi Kievin dhe zhvilloi bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!