Orban pret Dodik në një takim në Budapest: I shërben thellimit të stabilitetit të Bashkimit Evropian

schedule12:24 - 12 Shtator, 2024

schedule 12:24 - 12 Shtator, 2024

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, zhvilloi një bisedë me presidentin e Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest.

Ata biseduan për “integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se si Hungaria, si kryesuese e Këshillit të BE-së, mund ta përmirësojë këtë proces”, tha zëdhënësi për media i zyrës së kryeministrit hungarez, Bertalan Havasi.

Ndërkohë, Orbani shkroi në rrjetin social X se takimi i tij me Dodikun ishte “në shërbim të thellimit të stabilitetit të Bashkimit Evropian”.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për BE-në. Në vend të leksioneve dhe sanksioneve, ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im sot me presidentin Millorad Dodik i shërbeu këtij qëllimi”, shkroi Orban.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!