Orban: Nevojiten ndryshime në lidershipin e Brukselit

schedule15:04 - 27 Tetor, 2023

schedule 15:04 - 27 Tetor, 2023

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se një ndryshim është i nevojshëm në Bruksel, sepse, siç vlerësoi ai, liderët aktualë të Bashkimit Evropian nuk janë në gjendje të zgjidhin situatën në Ukrainë, si dhe problemin e migrimit.

Orban, i cili po merr pjesë në samitin dyditor të BE-së, beson se është e nevojshme një strategji e re për Ukrainën, prandaj nevojitet një ndryshim në udhëheqjen e BE-së, gjë që sipas tij mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian, shkruan agjencia MTI.

“Në kohë paqësore, këta do të ishin udhëheqës të mirë, por atje ku jemi tani… ka valë të mëdha, sigurisht që nuk do të kemi sukses me udhëheqësit aktualë (BE),” i tha ai radios shtetërore hungareze.

Orban gjithashtu vuri në dukje se në BE nevojiten ndryshime në lidhje me migracionin dhe politikën ekonomike sepse Brukseli doli me “propozime të pamundura” për Budapestin.

Sipas Orban, migrimi ka sjellë terrorizëm, krim dhe konflikte nga vende disa mijëra kilometra larg Brukselit.

“Konflikte të tilla kanë arritur tashmë në rrugët e qyteteve të mëdha evropiane”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!