Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbështetur publikisht ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili po përballet me 37 akuza për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara.
“Lufta juaj është për të mirë dhe mos u dorëzo kurrë!”, shkroi Orban në rrjetin social, Twitter.
Your fight is a good fight @realDonaldTrump . Never give up!https://t.co/93JHzsKcNS
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) June 9, 2023
Aktakuza kundër Trump u zbulua të premten dhe ai përballet me akuza që përfshijnë fshehje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe dhënien e deklaratave të rreme.
Trump i mohon akuzat dhe pohon se veprimet e tij lejoheshin sipas Aktit të Ruajtjes së Dokumenteve Presidenciale.
Ish-presidenti amerikan duhet të paraqitet në gjykatë në Miami javën e ardhshme për procedura të mëtejshme./abcnews.al