Orban: Mbështesim integrimin e Moldavisë në BE

schedule14:44 - 25 Janar, 2024

schedule 14:44 - 25 Janar, 2024

Hungaria mbështet pa kushte anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Europian, tha sot kryeministri Viktor Orban pas bisedimeve me kryeministrin moldav Dorin Recean në Budapest.

“Përveç avantazheve për Moldavinë, BE do të përfitonte edhe nga energjia e re, nga vendet që dihet se janë të banuar nga njerëz punëtorë”, tha Orban në një konferencë të përbashkët për shtyp me Recean.

Moldavia nënshkroi një marrëveshje asociimi me BE-në tetë vjet më parë dhe negociatat e anëtarësimit u hapën vetëm kohët e fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!