Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Orban kërkon përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja amerikane ndaj naftës ruse

schedule16:07 - 31 Tetor, 2025

schedule 16:07 - 31 Tetor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha të premten se do të përpiqet të sigurojë një përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja të SHBA-së ndaj naftës ruse, gjatë vizitës së tij në Uashington javën e ardhshme.

“Duhet të përdorim tubacionet, përndryshe nuk do të kemi energji. Duhet t’i bëjmë amerikanët të kuptojnë vështirësitë e kësaj situate, nëse duam përjashtime nga sanksionet amerikane ndaj energjisë ruse”, tha ai.

Orban foli pas vendimit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar për të vendosur sanksione ndaj kompanive ruse të naftës, të cilat prekin edhe blerës të huaj si Hungaria.

Teksa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian kanë ulur ndjeshëm ose kanë ndalur importet e karburanteve ruse pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të marrin naftë përmes tubacioneve.

Kryeministri hungarez, që konsiderohet si partneri më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin brenda BE-së, ka ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Kremlinin pavarësisht luftës dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Ukrainës, duke e paraqitur atë si kërcënim për sigurinë dhe ekonominë e Hungarisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!