Orban justifikon vizitën në Moskë tek liderët e BE-së: Lufta ka efekte negative për qytetarët

schedule16:05 - 9 Korrik, 2024

schedule 16:05 - 9 Korrik, 2024

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e arsyetoi misionin në Moskë dhe takimin me presidentin rus Vladimir Putin, i cili nuk ishte dakord me liderët e BE-së, duke folur për ndikimin negativ që ka lufta në Ukrainë për qytetarët evropianë.

“Efektet negative ekonomike të luftës vendosin një barrë të rëndë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe në konkurrencën e Bashkimit Evropian”, është teza e mbështetur nga Orban.

Në një letër, kryeministri hungarez raporton përshtypjet që ka marrë nga takimi i tij me Putinin të premten e kaluar. Sipas asaj që Orban shkroi në letrën drejtuar kolegëve të tij në Bruksel, në bazë të bisedimeve që ka pasur me presidentin rus, “tani ka një mundësi më të madhe për një armëpushim dhe një rrugë drejt bisedimeve të paqes”.

Ndaj, kryeministri hungarez u bën thirrje 27-ve të marrin iniciativën, në një fazë ku “udhëheqja politike e Shteteve të Bashkuara është e kufizuar për shkak të fushatës elektorale në vazhdim”, ku ambasadori hungarez është ftuar që të japë sqarime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!