Orban: Jens Stoltenberg do të jetë të mërkurën në Budapest për çështjen e Ukrainës

schedule22:56 - 10 Qershor, 2024

schedule 22:56 - 10 Qershor, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Budapestin të mërkurën, u tha këtë të hënë gazetarëve kryeministri hungarez Viktor Orban.

“Për dy ditë, sekretari i përgjithshëm do të jetë këtu për të diskutuar mospjesëmarrjen e Hungarisë në misionin e NATO-s për Ukrainën”, tha Orban. Budapesti ka kërkuar që të përjashtohet nga plani i Aleancës për mbështetje afatgjatë për forcat e armatosura të Ukrainës, të cilin kreu i diplomacisë hungareze e përshkroi së fundmi si një “mision absurd”.

Hungaria, një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, nuk i ka ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës, ndërkohë që ka bllokuar nismat evropiane për të mbështetur Kievin. Kryeministri hungarez vazhdon të ruajë lidhjet me Moskën, duke kritikuar ashpër sanksionet perëndimore kundër Rusisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!