Orban: Brukseli nuk i sheh problemet reale të Evropës

schedule12:29 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 12:29 - 21 Dhjetor, 2023

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán u shpreh sot se Brukseli nuk i sheh problemet reale në Evropë dhe se, prandaj, qëllimi i vendit të tij në zgjedhjet parlamentare evropiane është t’i “hapë sytë Brukselit”.

Orban tha se zgjedhjet evropiane janë në qendër të synimeve politike vitin e ardhshëm dhe se Brukseli po injoron problemet me të cilat përballen njerëzit në të gjithë Evropën, jo vetëm në Hungari.

Ai thotë se qëllimi i Hungarisë në zgjedhjet e ardhshme evropiane është të “bëjë liderët evropianë të aftë për të korrigjuar gabimet që kanë bërë gjatë këtij viti”.

Sipas Orban, pakti i ri i BE-së për migracionin do të dështojë dhe derisa Evropa të vendosë për lëvizjen e bërë nga Hungaria, që ata që duan të hyjnë në territorin e bllokut duhet së pari të paraqesin një kërkesë dhe të presin jashtë BE-së për atë kohë, asnjë rregullore që futet nuk do të ketë sukses./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!