Ora policore, blutë kontrolle në të gjithë vendin: Gjobiten 19 qytetarë, pezullohen 48 leje drejtimi

schedule23:28 - 11 Shkurt, 2021

schedule 23:28 - 11 Shkurt, 2021

Menjëherë pasi hyrjes në fuqi të orës policore, uniformat blu kanë dalë në terren duke ushtruar kontrolle në lidhje me respektimin e kufizimeve të reja që nga sot kanë hyrë në fuqi në orën 20:00.

Policia njofton se gjatë kontrolleve janë gjobitur me nga 10 mijë lekë, 19 qytetarë që lëviznin jashtë orarit të lejuar pa autorizim dhe pa ndonjë arsye të domosdoshme. Ndërkohë 48 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masën pezullim të lejes së qarkullimit. Policia i bën apel qytetarëve të respektojnë masat anti-COVID.

Strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara maksimalisht për monitorimin e respektimit të masave anticovid.

“Prej orës 20:00, të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë monitoruar zbatimin e orës policore, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve. Në përgjithësi, ora policore është respektuar nga drejtuesit e mjeteve, nga qytetarët dhe nga pronarët e bizneseve.

Ka pasur edhe drejtues mjetesh që kanë lëvizur pa autorizim, për arsye jo të domosdoshme. Për 48 drejtues mjetesh që janë konstatuar në këtë shkelje, në të gjithë vendin, është marrë masa pezullim i lejes së drejtimit.

Gjithashtu janë ndëshkuar në të gjithë vendin, me nga 10.000 lekë, 19 qytetarë që lëviznin pa autorizim, pa ndonjë arsye të domosdoshme. Policia e Shtetit apelon për zbatim rigoroz të masave anticovid nga të gjithë qytetarët, duke bashkëpunuar dhe mirëkuptuar punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftim.

Kufizimi i lëvizjes prej orës 20:00 do të zgjasë deri në datën 25 Shkurt, ndërsa më pas autoritetet shëndetësore  kanë njoftuar se do merret vendimi për shtrëngim apo lirim të masave në varësi të situatës gjatë këtyre dy javëve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!